Atletja afrikano-jugore Caster Semenya ka humbur një betejë të rëndësishme ligjore me IAAF-in (Federata Ndërkombëtare e Atletikës). Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar ditën e sotme që atletja 29-vjeçare duhet t’u nënshtrohet kurave mjekësore për të reduktuar nivelin e hormoneve në trupin e saj, nivel që është mbi normën e lejuar (ia prodhon vetë trupi).
Kjo betejë mes Semenya dhe IAAF-it ka vite që ka nisur, duke përfunduar në dyert e gjykatave. CAS i Lozanës mori vendimin që Semenya duhet t’u nënshtrohet kurave për t’u rikthyer në pistë, por Gjykata Federale e Zvicrës e pezulloi përkohësisht këtë vendim një vit më parë. Ndërkohë që sot, edhe kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë IAAF-it.
“Jam shumë e zhgënjyer nga ky vendim dhe pengesë që më bëhet për të garuar. Unë nuk kam dëshirë të drogohem se ashtu ka dëshirë IAAF-i. askush nuk më ndalon të jem ajo që jam. Unë do të vazhdoj të luftoj për të drejtat e mia, të femrave atlete, brenda dhe jashtë pistës deri sa të jemi të lirë të vrapojmë”, – tha Semenya, që nuk lejohet të garojë deri sa të ulet niveli i hormomeve.
Caster Semenya është kampione e botës (3 tituj) dhe olimpike ( 2 mefalje ari) në garën e 800 metyrave, por shpesh është konsoderuar si “burrë”, për shkak se trupi i saj prodhon hormone mbi normën e lejuar, çka e ndihmon gjatë garës.