MENU
klinika

Transparenca në procedurat tenderuese

Automatizohen tenderët e vegjël dhe biletat ajrore

19.09.2020 - 19:16

Agjencia e Prokurimit Publik ka ndryshuar udhëzimet që rregullojnë procedurat e tenderëve me vlerë te vogël dhe blerjes së biletave të transportit ajror, duke synuar rritjen e transparencës gjatë procesit të vlerësimit të ofertave. Më konkretisht, përmes përmirësimit të sistemin të prokurimit elektronik procesverbalet e kalimit nga operatori i renditur në vendin e parë tek operatori ekonomik i renditur në vendin e dytë e me radhë, janë automatizuar, duke bërë që të mos mbahen më në rrugë shkresore, sikurse ndodh aktualisht.

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik këto procedura të ndryshuara mundësojnë që informacioni i plotësuar të jetë i pamodifikueshëm si dhe do t’i vihet në dispozicion automatikisht operatorit ekonomik në formën e njoftimit. Po kështu, operatorët ekonomike do të njoftohen mbi arsyet e skualifikimit, çka pritet të sjellë edhe uljen e numrit të ankesave për porkurimet me vlerë të vogël.

Këto ndryshime vijnë pas rekomandimeve të bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në bazë të një auditimi të mbajtur në vitin 2018, i cili ndër të tjera kërkon publikimin e procesverbaleve për këto procedura. Sipas të dhënave zyrtare të APP-së, gjatë vitit 2019 u realizuan 13,257 procedura tenderuese me vlerë të vogël deri në 800 mijë lekë, ndërkohë që fondi total i i prokuruar arriti në rreth 3,5 mld lekë. Ndërkohë që, numri total i procedurave për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar arriti në 2990, me një vlerë prej 376.3 mln lekësh.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria