Lionel Messi mund të qëndrojë te Barcelona të paktën dhe për një sezon. Menaxheri dhe babai i tij Jorge Messi, pas takimit me presidentin e Barcelonës, Joseph Maria Bartomeu, përveçse tha se sulmuesi mund ta zbatojë kontratën deri në fund.
Takimi kokë më kokë shkoi “shumë mirë”, iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse benjiamini i Barcelonës do të qëndrojë deri në përfundim të kontratës (verë 2021) dhe ai theksoi: “Po”.
E ardhmja e yllit të futbollit po ndërlikohet me kalimin e ditëve. Për herë të parë gjatë karrierës, ai kërkoi të largohej nga Barcelona pas dështimit të sezonit.
Gjithsesi, mosprania e Messit në stërvitje dhe për më tepër ftohja totale me klubin, e bëjnë të vështirë në këto momente qëndrimin te Barcelona. Për momentin asnjë nuk do të vinte bast i sigurtë për të ardhmen.