MENU
klinika

Pritet takimi me Bartomeun

Babai i Messit mbërrin në Barcelonë: Nuk di asgjë!

02.09.2020 - 11:35

Ashtu sic ishte paralajmëruar, Jorge Messi ka mbërritur tashmë në Barcelonë. Babai i Leo Messit zbarkoi këtë të mërkurë, herët në mëngjes, në aeroportin “El Prat”, ku një grup i madh gazetarësh tashmë e prisnin.

Jorge Messi, i cili mbërriti në kryeqytetin katalanas nga një fluturim i nisur në Rosario, ka në plan të takohet me Josep Maria Bartomeu në orët e ardhshme, për të diskutuar të ardhmen e Leo Messi.

“Unë nuk di asgjë, djema” – ishte e vetmja gjë që tha Jorge Messi, ndërsa shmangu praninë e gazetarëve dhe hipi në një taksi. Duhet të mbahet mend se qëllimi i Messit është të largohet nga Barça përmes një zgjidhjeje konsensuale, ndërsa dëshira e vetme e presidentit Josep Maria Bartomeu, për momentin, është t’i ofrojë 33-vjeçarit një rinovim 2-vjeçar, deri në Kupën e Botës së Katarit.

Takimi i nivelit të lartë midis Bartomeu dhe Jorge Messi do të jetë thelbësor për të sqaruar të ardhmen e “10” së Barçës. Ndërsa Manchester City pret që Messi të shkëputet nga Barça pa zhurmë dhe detyrime nanciare e gjyqësore, presidenti Bartomeu vazhdon të shpresojë se mund ta bindë Leon të qëndrojë.

Një mision që disa e kanë klasikuar si të pamundur, pasi një nga argumentet e Messit për mungesën në testet e PCR-së dhe seancave të para stërvitore është se nuk ndihet më një lojtar i Barçës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ausilio shpjegon merkaton zikaltër

“Inter nuk ka mundësi të blejë Messin”