MENU
klinika

I ‘mbyll derën’ opozitës

Balla: Listat e hapura dhe koalicionet janë të mbyllura si diskutim…

21.09.2020 - 20:38

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku ka deklaruar se listat e kandidatëve në PS nuk i bën kryetari Edi Rama, por kryesia e partisë.

Ndër të tjera Balla është shprehur se diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë të mbyllura, pasi ato janë tashmë në Kushtetutë.

“Listat e hapura dhe koalicionet janë të mbyllura si diskutim për sa kohë janë në Kushtetutë. Koalicionet mund të ndërtohen nga një ose më shumë parti, të cilat janë të detyruara të garojnë në një listë të përbashkët.

Shqipëria ka numrin më të vogël të votave për një mandat. Në Kukës apo Gjirokastër duhet të marrësh 9000 vota, ndërsa në Tiranë 11 mijë vota për një mandat. Kushdo qytetar që ka mbështetjen e 11 mijë qytetarëve në Tiranë ai bëhet deputet.

Nëse nuk e ke mbështetjen e partisë, ti ke mbështetjen e qytetarëve dhe mund ta thyesh listën e partisë. Në PS nuk i bën kryetari i partisë listat. Nuk e di si bëhen në partitë e tjera, por në PS lista vjen pas disa propozimeve në kryesinë e partisë”, tha Balla.