MENU
klinika

Pandemia e COVID

Basha propozon planin e rimëkëmbjes: 5 hapa për t’u përballur me krizën

29.09.2020 - 10:08

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaratë për mediat! Fokusi është pandemia e COVID.

“Vendi po përballet me një katastrofë. Plani i rimëkëmbjes dhe 5 hapa për t’u përballur me krizën, produkt i konsultuar me të huajt dhe kontribut i PD në këtë fazë kritike. Shumica dërrmuese e Tiranës nuk kanë mundësi të blejnë ushqime as me lista. Ky është një realitet i përditshëm, konsumi ka rënë në pikiadë se paketa e ndihmës nuk kalon 101 mln euro.

Është qesharake krahasuar me atë që ka disbursuar Kosova. Sa i përket shëndetësisë, është përkeqësuar gjendja e armatës, e vijës mbrojtëse, i cili sot gjendet edhe më i ekspozua, i cili nuk ka marrë pagesën e premtuar nga qeveria si mbështetje për përballjen me këtë virus dhe nuk ka kapacitetet e nevojshme për t’u përballur me këtë virus. Kanë nisur shkollat, me infektime masive të mësuesve dhe kështu me një mungesë totale masash efikase për t’u përballur me këtë situatë, Sezoni do të ketë edhe të tjera sfida sic është gripi sezonal, që e kemi kërkuar vaksinimin total të popullësisë”, tha Basha.