MENU
klinika

"Blloku e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit..."

Bashkimi Evropian, “i matur” në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi

05.09.2020 - 16:37

Bashkimi Evropian ka bërë komente të matura sot në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Në një reagim thuhet se “blloku e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit mes Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë”.

“Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së”, – tha Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.

Ndërsa Aleksandar Vuçiç u shpreh se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”. “Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë”, tha Vuçiç në një nga mediat në Serbi.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic e sheh marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, si një hap drejt stabilizimit të rajonit. Analisti politik, njëkohësisht njohës mjaft i mirë i zhvillimeve në Ballkan shkruan në Twitter se në muajin mars “Aleksandar Vucic thoshte se i vetmi vend që mund të ndihmojë Serbinë, është Kina.

Tani firmosi një dokument në zyrën e Trumpit, me të cilin e ndalon Huawein nga 5G-ja serb”. Kandidati demokrat në presidencialet amerikane, Joe Biden ishte shumë i qartë në qëndrimin e tij.

“Ajo që kam mbështetur në raport me Serbinë dhe Kosovën, është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, dhe jo pjesë e Serbisë, nuk e di sesi kjo do ta përforcojë atë pavarësi”, – u shpreh Biden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN