Banka Botërore, sipas një denoncimi e ka ditur që pandemia e Covid-19, do ta pushtonte botën, që në vitin 2018.
Në faqen zyrtare të Bankës Botërore, me parashtesën WITS, edhe pse zyrtarisht koronavirusi shpërtheu në Wuhan dhe deri më tani ka prekur mbi 27 milionë persona, shkruhet për kitet dhe për porositjen e pajisjeve mjekësore, që nevojiten për trajtimin mjekësor të Covid-19, që në vitin 2018.
Mbetet e pashpjegueshme, se si mund të ekzistojë një dokument i tillë, kur në fakt, shenjat e para nisën nëntor të vitit 2019, në Kinë.
Mes shteteve nga e gjithë bota, që BB-ja shkruan për kitet dhe pajisjet për Covid-19, është edhe Shqipëria.
Fillimisht këtë gjë e denoncoi një britanik në faqen e tij.
“Çfarë po ndodh, kjo gjë dihej, është e planifikuar që në 2018-n? ju lutem shpërndajeni se më janë bllokuar rrjetet sociale”, shkruante Davic Icke.
“Viti: 2018. Informacione shtesë mbi produktin: Covid-19 kite testi e diagnostifikimi, aparate të përdorura në testimin diagnostifikues. Kategoria: Paketat e testeve COVID-19 / Instrumentet, aparatet e përdorura në testimin diagnostifikues”, shkruhet në fillim, dhe më pas është vendosur një tabelë që rreshton të gjitha shtetet.
Por po të futesh në faqen zyrtare të Bankës Botërore, e vërteton lehtësisht këtë gjë dhe faqja që i ka publikuar këto të dhëna, nuk ka as paraqitje dhe as link të njëjtë me faqen zyrtare të Bankës Botërore.
Nuk mund të thuhet me siguris nëse është në varësi të saj, apo bëhet fjalë për një uebsajt, që është hapur për t’iu dhënë më tepër material atyre që flasin për teoritë konspirative.