03.09.2020 - 10:29
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret ultimatume në Washington sa i takon bisedimeve për Kosovën. Kreu i qeverisë serbe parashikoi bisedime të vështira në Washington.
“Kemi shkuar me një ekip që është plotësisht i gatshëm të flasë për projektet ekonomike që do të sjellin në ndërlidhje më të mirë, normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, tha Bërnabiç për “TV Pink”.
Ajo ka treguar se në agjendën e temave ekonomike, do të bisedohet për projekte infrastrukturore, siç janë linja ajrore Beograd – Prishtinë e “Autostrada e paqes”.