15.09.2020 - 11:26
Javët e fundit numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shënuar ulje. Pavarësisht kësaj, shqetësuese vazhdon të mbetet numri i madh i viktimave. Tashme 600 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
Që nga muaji mars kur u raportuan rastet e para, deri më tani në Kosovë janë shënuar 14 mijë e 692 raste pozitive nga 58 mijë 425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Aktualisht numri i personave që janë shëruar nga ky virus ka shkuar në 11 mijë e 585, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 507.