MENU
klinika

Kush është Naltina Maloku?

Blogerja kosovare me një të ardhme premtuese

01.09.2020 - 18:32

Vajza e sociologut kosovar Fadil Maloku, Naltina Maloku, po bëhet gjithnjë e më e njohur si blogere. Duke ndjekur pasionin e saj ajo shumë lehtë përshtatet me trendeve bashkëkohore.

Pikërisht kjo e ka bërë atë të spikasë jo vetëm tek vajzat e reja që ndajnë të njëjtin pasion si Naltina por edhe tek markat e njohura europiane. Në profilin e saj në instagram, një media sociale ku ajo tregon çdo trend dhe stil të ri, numëron sot me dhjetëra mijëra ndjekës.

Blogerja kosovare ka ditur të prezantohet me stilin e saj në këtë fushë duke treguar përkrah talentit dhe aftësitë e saj unike.