Bosnja ka dështuar të miratojë njohjen e Kosovës, si pasojë e vetos së kreut të Republika Srbska, Milorad Dodik që është edhe anëtar i Presidencës treshe të vendit.
Presidenca që ka një përfaqësues të Muslimanëve bosnjakë, një kroat e një serb mbajti dy seancave të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se kroati, Zhelko Komshiç, dhe kryesuesi i përkohshëm, Shefik Xhaferoviç, kanë votuar që BeH-ja ta njohë Kosovën, por Milorad Dodik ishte kundër.
“Dodiku nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme. Pritet që Dodiku të kërkojë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të prezantojë aty çështjet ku Kosova lidhet me storie të rrezikshme që mund të përshkallëzojë në storie ndarjeje, dhe besoj se e dini të gjithë ku shpien kjo”, ka thënë Komshiç.
Vendimi i presidencës trepalëshe merret me konsensus të tre anëtarëve. Ai shtoi se Kosova është një realitet, është një shtet i pavarur.
Ky vendim për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme. Komshiç po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviç kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e Bosnjës të zhvendoset në Jeruzalem.