MENU
klinika

NBA, play-off

Bucks shpëtojnë në shtesë, Lakers barazojnë Rockets

07.09.2020 - 09:15

Spektakli vijon në gjysmëfinalet e NBA. Milwaukee Bucks fitoi 118-115 ndaj Miami Heat pas kohës shtesë, duke evituar eliminimin nga gjysmëfinalet e play off-it.

Skuadra nga Florida ishte shumë pranë finaleve në Konferencën e Lindjes (udhëheq 3-1 serinë), por koha shtesë ishte fatale për të. Adebayo realizoi 26 pikë e 12 rebound për Miami, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Milwaukee u dallua Middleton me 36 pikë.

Në Perëndim, skuadra e Los Angeles Lakers fitoi 117-109 ndaj Houston Rockets, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale. Takimi në përgjithësi i komanduar nga kalifornianët, që patën epërsi në fushë.

Davis realizoi 34 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga James me 28 pikë e 11 rebound, një dyshe që bëri diferencën në fushë (Harden realizoi 27 pikë për teksanët).

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milëaukee Bucks – Miami Heat 118-115 (1-3)

Boston Celtics – Toronto Raptors (2-2)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets (1-1)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets 117-109 (1-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN