MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton ulcerën peptike?

21.09.2020 - 09:14

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë e shkakton ulcerën peptike?

Mjeku: Dëmtimin e veshjes (mukozës) së stomakut, ezofagut dhe duodenit mund ta shkaktojnë faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihen:

Helikobakter pylori (H. Pylori), një lloj bakteri që mund të shkaktojë një infeksion në stomak dhe inflamacion.
Përdorimi i shpeshtë i aspirinës, ibuprofenit dhe ilaçeve të tjera anti – inflamatore. Risku i lidhur me këtë sjellje është më i lartë tek femrat dhe personat mbi moshën 60 vjeç.
Duhanpirja
Konsumimi i tepërt i alkoolit
Radioterapia
Kanceri i stomakut

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.