MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është dermatiti?

07.09.2020 - 09:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është dermatiti?

Mjeku: Disa zona të trupit, veçanërisht duart, këmbët, bërrylat dhe gjunjët – janë të prirur për vrazhdësi, plasaritje, çarje si dhe kruarje të shpeshta.
Termi mjekësor për lëkurë jashtëzakonisht të thatë është Dermatiti. Me dermatit, lëkura juaj zakonisht duket e thatë, e fryrë dhe e kuqe. Në varësi të llojit të dermatitit që keni, pamja dhe trajtimi i tij ndryshojnë. Dermatiti nuk është ngjitës.
Disa lloje të dermatitit janë më të zakonshëm tek fëmijët, dhe të tjerët janë më të zakonshëm tek të rriturit. Mund të gjeni lehtësim nga dermatiti me medikamente dhe kremra topikë.

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të dermatiteve ku më të zakonshmit janë:

Dermatiti atopik
Kjo gjendje e lëkurës zakonisht trashëgohet dhe zhvillohet gjatë foshnjërisë. Personat me dermatit atopik ka të ngjarë të ketë shtresë të ashpër të lëkurës dhe ndjesi të kruari.

Dermatiti i kontaktit
Dermatiti i kontaktit ndodh kur një substancë prek lëkurën tuaj dhe shkakton një reaksion alergjik ose acarim. Këto reagime mund të zhvillohen më tej në skuqje që ju japin ndjesinë e djegies, kruarjes ose në disa raste dhe krijimin e flluskave.
Dermatiti dishidrotik
Në këtë lloj dermatiti, lëkura nuk mund të mbrohet. Kjo rezulton në lëkurë shumë të thatë, e shoqëruar shpesh nga flluska të vogla të mbushura. Ndodh kryesisht në këmbë dhe duar.
Dermatiti seborrheik
I njohur shpesh dhe si si koret e qumështit tek bebet, ky lloj dermatiti është më i zakonshëm në lëkurën e kokës, megjithëse mund të ndodhë edhe në fytyrë dhe gjoks. Shpesh shkakton lëkurë shumë të thatë me luspa, të skuqur dhe zbokth. Dermatiti seborrheik ka të ngjarë të shkaktohet nga kërpudhat në gjëndrat e vajit. Ajo ka tendencë të përkeqësohet në pranverë dhe dimër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.