“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është glaukoma?
Mjek: Glaukoma është një term që përdoret për një grupim të gjendjeve shëndetësore që ndodhin kur nervi optik dëmtohet dhe ndikon në cilësinë e shikimit tuaj. Ka një ndërtim të presionit brenda në sy dhe presioni dëmton nerving optik-transmituesi kryesor i informacionit nga syri në tru. Nervi optik shtrihet në pjesën e prapme të syrit.
Ka disa forma të ndryshme të glaukomës, bazuar në sa shumë presion zhvillohet brenda në sy dhe sa shumë presion akumulohet. Megjithatë forma kryesore e glaukomës është kënd i hapur dhe rreth 90% e atyre që kanë glaukomë, preken nga kjo lloj forme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.