“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është Sindroma Hallopeau?
Përgjigjet mjeku: Ky sindromë është një sëmundje inflamatore kronike që prek gishtat e dorës dhe të këmbës. NJihet edhe me emrin akropustolozë, akrodermatit pustuloz, dermatitis repens.
Karakteristika kryesore e kësaj sëundjeje është shfaqja e shpërthimeve me qelb steril. Në fillim ndodh vetëm në majat e gishtave dhe kanë tendencën që pak nga pak të shfaqen në zonat përreth.
Në rastet kronike, pas disa kohësh ky shpërthim shkakton lezione invalidante sidomos në formën e atrofisë, onikoditrofisë dhe osteolizës.Të gjitha këto japin dëme të përhershme.
Karakteristikat kryesore të sindromës Hallopeau
Në përgjithësi sëmundja shfaqet fillimisht siç e thamë në majat e gishtave të duarve dhe të këmbëve. Nis në këmbë, dhe në fillim mund të flasim për pikëza të vogla qelbi që bashkohën dhe krijojnë një formacion qelbi. Ky lloj qelbi nuk përmban baktere dhe prandaj përcaktohet si “steril”.
Kur ato çahen e lënë lëkurën të skuqur dhe të shndritshme. dhe në zonë formohen mbushje të reja qelbi. Kur formohen poshtë shtratit të thoit, ndodh që pacienti të humbë pllakën e thoit apo onikodistrofia, një ndryshim domethënës i sipërfaqes së thoit.
Lezionet ndryshojnë sipas fazës ku ndodhet sëmundja. Në episodet akute, format e qelbit shfaqen në formën që përshkruam më sipër,me tendencën të përhapen në zonat përreth. Në fazën kronike mund të shfaqet një shkatërrim i plotë i matricës së thonjve, gjë që çon në humbjen e saj,e quajtur anonychia.
Përveç kësaj, lëkura pëson atrofi të rëndë. Shfaqet një inflamacion i falangave, ose osteitis, i cili më pas ndryshon në osteolizë, ose shkatërrim të indit kockor. Shpesh ky fenomen përfundon duke përfshirënyjet. Sëmundja mund të shtrihet dhe më tej duke mbuluar pjesën e pasme të parakrahut ose këmbës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.