MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është terapia e oksigjenit?

15.09.2020 - 07:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është terapia e oksigjenit?

Përgjigjet mjeku: Terapia e oksigjenit është një formë trajtimi që bazohet në marrjen e një sasie shtesë oksigjeni për pacientin: oksigjeni shërben që organizmi të funksionojë si duhet, dhe në kushte normale janë mushkëritë që përthithin ajrin përmes frymëmarrjes. Megjithatë ka disa patologji, mes tyre së fundmi dhe COVID-19, pandemi e cila ka përfshirë gjithë botën, që pengon përthithjen e një sasie të mjaftueshme oksigjeni.

Më poshtë do flasim për përdorimin e oksigjenit tek pacientët që kanë vështirësi në frymëarrje, por ky ilaç përdoret edhe në disa raste të tjera siç është dhe cefalea, dhimbja e kokës.

Pra, terapia e oksigjenit i jep mundësi personit të ndihet më mirë dhe aktiv. Oksigjeni mjekësor furnizohet me bombula metali apo me kontenitorë analogë, bashkë me pajisjet specifike për të marrë atë që mund të jetë në forma të ndryshme:

përmes një tubi të hollë në hundë, të formuar nga dy tuba të vegjël plastikë, të vendosur në secilën vrimë të hundës.

përmes maskës për fytyrën, që mbulon gojën dhe hundën

përmes një tubi të futur në trake në bazën e qafës (mjeku bën një prerje për të futur tubin, dhe njihet rëndom si intubim).

Terapia e oksigjenit mund të pratikohet në spital, ambulancë apo në shtëpi. Nëse pacienti ka nevojë për një trajtim kronik pra, trajtim me oksigjen për periudha të gjata apo përgjithmonë, atëhërë në shtëpi e merr oksigjenin me bombula metalike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.