MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë janë toksinat dhe si veprojnë në trup?

15.09.2020 - 07:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë janë toksinat dhe si veprojnë në trup?

Përgjigjet mjeku: Ja substanca shumë të dëmshme për qelizat dhe indet. Mund të jenë molelula të vogla, proteina apo elementë të tjerë që vijnë nga jashtë apo nga brenda trupit.

Pikë së pari, duhet të dimë që ato prodhohen vazhdimisht nga trupi si rezultat i proceseve metabolike të nevojshme për mbijetesën tonë. Për shembull, mekanizmi përmes së cilës qelizat marrin energjinë gjeneron toksina.

Përveç kësaj ne prodhojmë shumë më tepër sa herë që hamë, marrim frymë apo konsumojmë substanca si duhani.

Sidoqoftë, organizmi është i pajisur me mekanizma në gjendje ti neutralizojë apo eliminojë. Duke i neutralizuar, i pengon ato të arrijnë në nivele shumë të larta, gjë që është gjendja më dëmtuese për organet.

Organet përgjegjëse për neutralizimin dhe eliminimin e toksinave janë mëlçia dhe veshkat. Ne nxjerrim pjesën më të madhe të tokinsave përmes urinës dhe jashtëqitjes. Për një pastrim të duhur të organizmit, këto dy organe duhet të funksionojnë në mënyrë sa më të mirë.

Për shembull, patologjitë e veshkave dhe mëlçisë ndryshojnë procesin e detoksifikimit dhe ngadalëson eliminimin e radikaleve të lira duke favorizuar kështu dhe plakjen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.