MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë mund të bëjnë prindërit e fëmijëve me diabet?

24.09.2020 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë mund të bëjnë prindërit e fëmijëve me diabet?

Mjeku: Mbajtja e një syri të rreptë në nivelet e glukozës në gjak të fëmijës, duke shmangur uljet dhe ngritjet. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se fëmijët me diabet kanë kufizime diete dhe se nivelet e aktivitetit të tyre duhet të monitorohen nga afër. Fëmijët me diabet mund të kalojnë një fëmijëri dhe adoleshencë gati normale, nëse e mbajnë sëmundjen nën kontroll.

Është e domosdoshme për të kontrolluar diabetin siç duhet, për të shmangur komplikimet. Menaxhimi fokusohet në monitorimin rutinor të sheqerit në gjak, terapinë e insulinës dhe rregullimin e një diete të shëndetshme. Mbajtja e sheqernave të gjakut brenda një diapazoni normal, mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve afatgjata shëndetësore që lidhen me kontrollin e dobët të diabetit. Sa i takon sezonit të verës, kjo është një periudhë tepër aktive për fëmijët, pasi ata ndëpresin rutinën e tyre të përditshme për të kaluar disa ditë në plazh apo mal.

Për fëmijët me diabet, ky aktivitet duhet të monitorohet rreptësisht nga prindërit për të shmangur çdo problem të mundshëm shëndetësor.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.