“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë shqetësimesh mund të kem nga antibiotikët?
Përgjigjet mjeku: Edhe pse përdorimi i antibiotikëve nuk është i rekomanduar për shkak të efekteve anësore të tyre, në disa raste të infeksioneve bakteriale serioze, ato janë të domosdoshme
Antibiotikët jepen nga mjeku në bazë të llojit të infeksionit bakterial që keni, por kur vjen puna tek efektet anësore të tyre, ato janë të përbashkëta dhe përgjithësisht përfshijnë:
Të vjella
Të vjellat mund të irritojnë stomakun dhe kjo është arsyeja pse shkaktojnë të vjella. Disa njerëz përjetojnë të vjella pasi kanë marrë antibiotikë. Pra duhet t’i merrni ato së bashku me ushqimin për të minimizua të vjellat? Duhet të pyesni mjekun.
Disa antibiotikë mund të merren me ushqimin, kurse të tjera duhet të merren me stomakun bosh.
Diarre
Ndoshta keni dëgjuar për bakteret e mira dhe të këqija në zorrët tuaja.
Antibiotikët s’mund të bëjnë diferencën mes të dyjave, kështu që i vrasin të gjitha. Ky veprim i antibiotikëve në zorrët tuaja, mund të shkaktojë diarre.
Infeksione myku
Nëse jeni grua dhe merrni antibiotikë, gjasat që të prekeni nga myku vaginal janë të larta.
Kështu që do t’ju duhet të kuroni edhe një infeksion të quajtur candida albicans, një lloj kërpudhe.
Plagë në gojë
Edhe meshkujt e vuajnë problemin e mykut nga antibiotikët dhe zakonisht shfaqet nëpërmjet plagëve në gojë.
Diskolorimi i dhëmbëve
Shumë antibiotikë shkaktojnë edhe prishje të ngjyrës së dhëmbëve. Zakonisht tetraciklina njihet për këtë efekt, këshillon Living.
Këto efekte korrigjohen tek dentisti, por në rastin e fëmijëve poshtë moshës 8 vjeç, mund të zgjasin përgjithmonë.
Ndjeshmëri ndaj dritës
Edhe ky është një tjetër efekt anësor i njohur i antibiotikëve. Edhe lëkura juaj bëhet më e predispozuar për t’u djegur nga dielli.
Nëse përjetoni simptoma si dhimbje barku, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje në lëkurë, këshillohuni patjetër me mjekun.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.