MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregon çrregullimi i ciklit menstrual për tiroidet?

05.09.2020 - 16:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë tregon çrregullimi i ciklit menstrual për tiroidet?

Mjeku: Një cikël i rregullt menstrual vjen çdo 21 – 35 ditë (nga dita e parë e një cikli deri në ditën e parë të tjetrit), dhe zakonisht zgjat nga 2 në 8 ditë.

Ndonjëherë, rregullimi i ritmit të ciklit mund të bëhet duke bërë disa ndryshime në stilin e jetesës, por një cikël jo i rregullt menstrual mund të jetë gjithashtu një shenjë e një problemi serioz me shëndetin.

Kur tiroidja punon siç duhet, ndihmon në balancimin e oreksit, energjisë dhe nivelit të stresit. Hormonet e prodhuara nga gjendra e hipofizës në trurin tuaj ndihmojnë në stimulimin e tiroides dhe prodhohen bashkë me hormonet që stimulojnë vezoret. Kështu problemet në tiroide mund të shkaktojnë probleme në vezore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN