26.09.2020 - 19:52
Chelsea ka arritur të shmangë një humbje që dukej e sigurt mbrëmjen e sotme në ndeshjen e Premier League të luajtur në fushën e ËBA-së. Blutë, në fakt, e kanë mbyllur pjesën e parë në disavantazh 3-0, me Robinson (4′, 25′) dhe Bartley (27′) që kanë shënuar për vendasit.
Londinezët janë kundërpërgjigjur me një pjesë të dytë pothuajse perfekte me Mount (54′), Hudson-Odoi (70′) dhe Abraham (93′). Një pikë që vlen sa një fitore për Blutë e Londrës.
Një përmbysje e tillë është e rrallë, por tregon menalitetin e ekipit që nuk dorëzohet deri në fund. Lampard ka injektuar një frymë të re dhe kjo u duk qartë te Chelsea. Një pikë që vlen shumë në një ndeshje tranferte.