MENU
klinika

E nisën romancën gjatë serialit

Çifti i ‘Game of Thrones’, prindër për herë të parë!

27.09.2020 - 16:30

Jon Snow Kit Harington dhe Ygritte Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së tyre të parë!

Në rast se nuk ishit fansa të serialit të famshëm, gjithçka duhet të dini është që Kit dhe Rose nisën romancën që kur luanin rolet e tyre tek Game of Thrones. Fatkeqësisht, personazhi i Rose (Ygritte) nuk ja doli dhe Jon mbeti zemërthyer, derisa në skenë doli Daenerys.

Gjithsesi, për t’u kthyer në realitet: Kit dhe Rose nuk vonuan shumë për të jetuar së bashku e më pas ta kurorëzonin dashurinë në martesë. Tani, aktorja është në pritje të ëmbël dhe fansat e serialit duken po aq të lumtur sa prindërit e ardhshëm. Rose e bëri lajmin publik gjatë daljes së saj në revistën U.K.’s Make. E veshur me një fustan të gjatë të zi gjer në fund të këmbëve, barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Thashethemet për një romancë mes çiftit nisën që në 2012-in.

Pas një ndarje të shkurtër, ata u rikthyen dhe në 2016-ën konfirmuan zyrtarisht lidhjen. Fejesa ndodhi në shtator të 2017-ës, ndërsa ceremonia martesore në qershor të 2019.