MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat paralajmëruese të cisteve?

10.09.2020 - 07:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë shenjat paralajmëruese të cisteve?

Mjek: Dhembje të padurueshme barku: Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhembjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe gjatë aktit seksual. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.

Ndiheni gjatë gjithë kohës fryrje barku: Kjo lidhet edhe me madhësinë e cistit. Shumica e grave vuajnë nga kiste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqiri. Kështu që, nëse ndieni fryrje vetëm në pjesën e barkut dhe përreth, bëni një kontroll tek mjeku.

Keni dhimbje të përhershme mesi: Cistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.

Hemorragji edhe nëse nuk jeni në ditët e ciklit: Kur cisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu në hormone. Gratë me vezore policistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra ciste në mënyrë kronike, kanë hemoragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.