MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat ushqime ulin sistemin imunitar?

02.09.2020 - 06:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat ushqime ulin sistemin imunitar?

Përgjigjet mjeku: Stili i jetës dhe sjellja e të ngrënit kanë një ndikim të rëndësishëm në uljen apo rritjen e sistemit tuaj imunitar.

Përveç gjumit, stërvitjes dhe zvogëlimit të stresit, përmbajtja e lëndëve ushqyese të ushqimeve që hani mund të bëjë një ndryshim të madh në sa jeni të përgatitur për të luftuar sëmundjet.

Një model i rregullt i ngrënies së frutave, perimeve, drithërave, proteinave, arrave dhe farave do ta mbajë sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të  funksionojë mirë për t’ju mbrojtur kur keni më shumë nevojë.

Sigurisht, ka një numër ushqimesh dhe pijesh që kanë një vlerë ushqyese shumë të ulët dhe me teprimin e tyre mund të arrini vetëm mbipeshë, diabetin dhe sëmundje të tjera kronike.

Këtu janë tre produkte kryesore të cilat ulin sistemin tuaj imunitar:

1.Sodat

Pijet e gazuara të sheqerosura nuk japin asgjë përveç kalorive të tepërta dhe shumë sheqer.

Përveç kontributit në mbipeshë dhe sëmundjet kronike përkatëse që shoqërohen me një sistem imunitar të ndrydhur, konsumi i tepërt i sheqerit gjithashtu mund të rrisë inflamacionin dhe të kompromentojë aftësinë e dikujt për të luftuar sëmundje të ndryshme.

2.Pijet alkoolike

Konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në një rënie të aftësisë së trupit tuaj për të luftuar sëmundjet e ndryshme dhe gjithashtu mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj pneumonisë dhe sëmundjet e tjera si mushkëritë etj.

3.Ushqimet e ngrira

Megjithëse këto janë zgjedhje të përshtatshme, por përmbajtja e natriumit, sheqerit, yndyrës së ngopur dhe karbohidrateve të rafinuar është e lartë dhe kjo ul imunitetin tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.