MENU
klinika

Çelet asambleja e 75-të e OKB

Covid-19 në fokus këtë vit, që nga vaksina, deri te ekonomia

16.09.2020 - 15:53

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Organziatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) , Volkan Bozkir ka shpallur të martën të hapur sesionin e 75-të të saj.

Sezioni i 75-të vjen në një kohë mjaft të vështirë për globin, me pandeminë që vazhdon të kërcënojë dhe të marrë jetë njerëzish si dhe me ekonominë në një krizë të thellë, si rrjedhojë e virusit.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB u shpreh se ky vit do të jetë kritik dhe i mjaft i rëndësishëm, pasi organizata duhet të vazhdojë t`i përgjigjet impaktit të covid-19, duke forcuar sistemet shëndetësore si dhe duke mbështetur zhvillimin dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinave dhe kurave.

Gjithashtu, OKB duhet të përgatitet për të ndërtuar një rimëkëmbje të fuqishme, shtoi ai.

Ndërkohë, organizata nuk duhet të lërë pas dore as sfidate tjera, si paqja dhe siguria në botë, ç`armatimi, të drejtat e njeriut, barazia gjinore apo zhvillimi i qëndrueshëm, shtoi numri një i organizatës.