MENU
klinika

Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë

Daçiç: Serbia do ta ketë të vështirë ta zbatojë!

25.09.2020 - 10:41

Kryediplomati serb, Ivica Daciç deklaroi se Serbia do ta ketë të vështirë ta zbatojë marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, saktësisht pikën për fushatën e njohjeve për Kosovën.

Daçiç pohoi për TV Prva se i tregoi Grenellit një letër dërguar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës që ia ka dërguar Bosnjë dhe Hercegovinës e cila sipas tij: “ishte formuluar në një mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen se marrëveshja e Uashingtonit promovon njohjen e pavarësisë, sepse Izraeli e njohu Kosovën”.