MENU
klinika

Kthen përgjigje nga Vlora

Deklarata e Yuri Kim për Ramën e Bashën/ Kryeministri: Për ambasadorët flas kur jam..

26.09.2020 - 20:31

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama komentoi edhe apelin që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i bëri atij dhe kreut të PD, Lulzim Basha se SHBA do ta mbështesë Shqipërinë, por janë ata pala përgjegjëse.

Teksa u pyet nga gazetarët, kryeministri Rama në një koment të shkurtër u shpreh se për ambasadorët flet në prezencë të tyre: “Për ambasadorët flas kur jam me ta”.

Dy ditë më parë ambasadorja e SHBA në vendin tona, Yuri Kim, ka apeluar edhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan ajo në twitter.