MENU
klinika

“Pa kosto shtesë në buxhetin e shtetit”

Denaj: Për rindërtimin janë akorduar 270 milionë euro

17.09.2020 - 14:50

Ministria e Financave Anila Denaj tha sot në seancën parlamentare se, janë akorduar 34 miliardë lekë (274 mln euro) në fondin e rindërtimit që menaxhohet nga ministri i shtetit për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ajo tha se, zhvillimi infrastrukturor është një domosdoshmëri për të lidhur të gjitha zonat jo vetëm urbane por edhe rurale pasi biznesi i vogël dhe i mesëm në këto zona ka një nevojë të shtuar për këtë infrastrukturë, për të zhvilluar biznesin dhe për të realizuar ato fitime të mundshme të cilat dhe me ndryshimet që i kemi bërë në ligjet fiskale në muajin korrik të tatim fitimit 0 dhe rritjes së pragut të TVSH-së, të ketë një mundësi të shtuar për ripunësimin pas Covid-19.

Denaj tha se, në aktin normativ i janë akorduar edhe për Fondit Shqiptar të Zhvillimit një shtesë fondi prej 3 miliardë lekë në programe zhvillimi.

Shpërndarja e këtij fondi shkoi kryesisht në projekte rehabilitim segmentesh rrugore dhe rikualifikim urban në qendrat e disa qyteteve si, Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Pogradec etj.

Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë alokuar edhe fondet për procesin e rindërtimit, duke përfshirë të gjitha zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në total rreth 11.6 miliard lekë, nga të cilat:

Rreth 7.3 miliard lekë janë alokuar për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti;

Denaj tha se, nga 25 miliardë lekë që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion si fonde garancie në dy paketat e ndihmës anti- Covid janë shpërndarë deri më tani 13 miliardë lekë, ose 52% e totalit për 751 përfitues.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj prezantoi në seancën e radhës në Kuvend projektligjin “Për denoncimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” ratifikuar me ligjin nr. 100/2017””.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Denaj nënvizoi se përmes dakordësisë së arritur me këtë marrëveshje do të adresohen nevojat për sigurimin e financimit për projekte të tjera, e theksoj “pa kosto shtesë në buxhetin e shtetit”.

“Lidhja e bregdetit me këto zona malore ka një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm sepse realizon një premtim të mbajtur të Qeverisë Rama, por njëkohësisht është dhe një ëndërr e të gjithë banorëve të këtyre zonave të cilët për më shumë se 30 vite presin këtë interkoneksion më të shpejtë nga zonat e tjera malore me zonat urbane apo me bregdetin e jugut”, tha Ministrja Denaj.

Para deputetëve ajo bëri edhe një prezantim të realizimit të të ardhurave për 8-mujorit e vitit 2020 të cilat u realizuan në masën 270.7 miliardë lekë ose 99.8% në krahasim me rishikimin që i është bërë në muajin korrik aktit normativ në raport me të ardhurat.

“Kujtojmë se ky rishikim ishte i domosdoshëm pas dy goditjeve te njëpasnjëshme , ai i tërmetit dhe pandemisë dhe i parashikimeve të cilat në ulje shikojmë një PBB të reduktuar në masën e 4.5% negativ”, tha Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”

Ambasadorja Kim takon ministrin Ahmetaj

“Kujdes me fondet e tërmetit, siguroni transparencë”