MENU
klinika

"Gabimi fatal që po bëjmë"

Deputetja greke, në mbështetje të Erdogan: Askush nuk po vjen në Greqi sepse na do

07.09.2020 - 14:22

Një deputete greke ka kritikuar Athinën për besimin e saj të plotë të Franca, duke thënë se vendi Europian po mbështet kombin e tyre për interesat e tij në Mesdheun Lindor.

“Askush nuk po vjen në Greqi sepse na duan. Ata nuk po vdesin për interesat greke”, tha Liana Kanelli, një anëtare e Parlamentit Grek për Partinë Komuniste.

Duke e quajtur bashkëpunimin e Athinës me Parisin një “gabim fatal”, Kanelli, e cila është gjithashtu një gazetare, tha se disa njerëz brohorisin në favor të Greqisë dhe Francës, por ata duhet të kujtojnë ish-Presidentin francez Giscard d’Estaing, i cili fillimisht mbështeste hyrjen e vendit të tyre në Bashkimi Evropian dhe më pas deklaronte se Athina duhet të pezullohej nga blloku për politikat e saj monetare.

Duke iu referuar presidentit Rexhep Taip Erdogan, si truri strategjik pas Ankarasë që mbron interesat e vendit, Kalenni e quajti Turqinë një superfuqi rajonale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN