MENU
klinika

Kryeministri Rama intervistë për mediat greke

Deti/ “Greqia nuk mund të zgjerohet pa marrëveshje”

20.09.2020 - 08:37

Kryeministri Edi Rama thotë se homologu i tij aktual grek, Mitsotakis dhe kryediplomati helen, Dendias nuk kanë një axhendë të fshehtë si i përket çështjeve midis dy vendeve. Gjatë intervistës për televizionin grek, “Mega”, Rama thotë se ndryshe nga Italia dhe Egjipti, në rastin e Shqipërisë, Greqia duhet të bëjë marrëveshje për zgjerimin e vijës bregdetare.

“Ne nuk e mirëpritëm asnjë marrëveshje. Ne sapo kaluam një përvojë absurde tipike ballkanike dhe klasike të patriotizmit të rremë, i cili ndezi formën më ekstreme të zjarrit, pasi Kryeministri juaj iu drejtua parlamentit, gjatë diskutimit të marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin. Kishte një diskutim në lidhje me të drejtën e vendit për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje, e cila bazohet në traktatin ndërkombëtar të Montegos. Çdo vend që ka dalje në det ka të drejtën dhe nuk është diçka për të cilën negocioni ose kërkoni nga të tjerët të zgjerojnë ujërat tuaja atje ku është e mundur.

Kur kjo nuk është e mundur, vendet duhet të vijnë në një marrëveshje, ndërsa çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshjen ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. Ne jemi pranë njëri-tjetrit, nuk mund të bëjmë gjëra vetëm ose nuk mund të jetojmë pa e kuptuar dhe pa respektuar faktin që tjetri është pranë nesh. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje”, thotë kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi…"

“Falje deti grekut?” Rama reagon sërish

"Meta e kupton qëllimin, por mendon për zgjedhjet, ja qëndrimi i Ramës"

Kufiri detar/ Media greke: Shqipëria ka zgjedhur të bëhet shtet klient i Turqisë!