Ngjarja e vitit, numri një në botë në tenis për meshkuj, Novak Djokovic, është përjashtuar nga Grand Slam i US Open. Në ndeshjen çerekfinale ndaj Carreno-Busta, Djokovic i nevrikosur hedh pa mendje një top prapa, që godet gjyqtaren e linjës.
Gjyqtarja e ka ekzagjërua më shumë se cduhet lëndimin dhe nuk pati pasoja, thjesht dhimbje të momentit, edhe pse pas goditjes së marrë në fytyrë, gjyqtarja menjëherë përplaset në tokë.
Sigurisht, goditja ndaj gjyqtares nuk ishte e qëllimshme dhe ishte diçka që nuk ishte hasur më parë, por serbi nuk mund t’i shpëtonte dënimit. Ai është përjashtuar nga turneu i US Open për këtë vit dhe nuk do të jetë pjesë e tij.
The ball throw that caused Novak Djokovic’s disqualification #USOpen pic.twitter.com/5sRr7but0M
— We Are Tennis (@WeAreTennis) September 6, 2020
Serbi Djokovic ishte favorit në këtë turne, pasi nuk marrin pjesë as Nadal dhe as Federer. Seti i parë në këtë sfidë të ndaluar ishte 6-5 për tenistin spanjoll, që tani do të ndeshet me fituesin e Shapovalov-Goffin.
Top-seeded Novak Djokovic was defaulted from his fourth-round match at the #USOpen after he accidentally hit a line judge with a tennis ball Sunday. pic.twitter.com/TTstxZB2Jw
— ESPN (@espn) September 6, 2020