MENU
klinika

Ai dikur e dhunoi...

“Do ta dua gjithmonë”, Rihanna çudit me deklaratën

03.09.2020 - 10:56

Me siguri të gjithë kanë dëgjuar për ndarjen e dikurshme të Rihanna-s dhe Chris Brown, që bëri jo pak bujë në media.

Reperi ushtroi dhunë mbi këngëtaren dhe u duk se gjërat mes tyre s’do të rregulloheshin më kurrë.

Mirëpo, vite pas ndarjes duket se historia e hidhur është lënë pas dhe dyshja ka ndërtuar një marrëdhënie të mirë shoqërore.

Madje, në një intervistë të dhënë së fundmi Rihanna ka bërë lëmsh rrjetin, pasi u shpreh se mendon se do ta dojë Chris-in gjithmonë.

Mandatory Credit: Photo by Joanne Davidson/SilverHub/REX/Shutterstock (9067506bg)
Rihanna
Fenty Beauty by Rihanna, London, UK – 19 Sep 2017

“Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Nuk ka asgjë të cilën përpiqemi ta ndryshojmë”- ka treguar ajo.

Më tej, Rihanna shtoi se nuk e sheh reperin me sy romantik, pasi ai është në një lidhje dashurie me dikë tjetër.

“Unë jam ‘single’, por ne kemi ndërtuar një miqësi të ngushtë që pasi lamë pas gjithcka. Kemi punuar pak nga pak, nuk ka qenë e thjeshtë”.

Rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë, këngëtarja i dha fund lidhjes disavjeçare me miliarderin saudit.