Një ndeshje dramatike për nga mënyra se si erdhën ngjarjet në fundin e saj. Manchester United fiton në limite 3-2 në fushën e Brighton, më saktë, në minutën e 10 shtesë, në javën e tretë të Premier League.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh në minutën e 40-të me një penallti të Maupay, por festa e tyre nuk ka zgjatur shumë. Barazimi i miqve, në fakt, ka ardhur tri minuta më mbrapa me Maguire, por është quajtur autogol i Dunk.
E dyta nis menjëherë me gol për Djajtë e Kuq, por që anulohet për jashtë loje. Megjithatë, goli i antazhit do të vinte në minutën e 55-të me anë të Rashford, pas një pasimi të mirë të Bruno Fernandes.
United u mbrojt mirë deri në fund, pati 2-3 mundësi të mbyllte ndeshjen para kohe. Në fund, ndodh ligji i pashkuar i futbollit, po nuk shënove, e pëson. Vendasit barazojnë në minutën e 95-të me March.
Gjithsesi, ndeshja nuk do të përfundonte këtu. Manchester United përfiton penallti në minutën e 10-të shtesë. Bruno Fernandes shënon golin e fitore, kur pakkush e mendoi se kjo sfidë do të përfundonte kështu.
Një penallti që është dhënë pasi arbitri kryesor kishte sinjalizuar mbylljen e ndeshjes dhe, pasi është konsultuar me VAR-in, duke verikuar një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë nga ana e vendasve në aksionin e fundit të takimit. Hera e parë që ndodh kjo pas hyrjes së VAR.