MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Edy Reja: Ndaj Bjellorusisë duam fitoren

03.09.2020 - 18:39

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, doli mbrëmjen e sotme në konferencën zyrtare për shtyp, 1 ditë përpara ndeshjes me Bjellorusinë në Minsk. Reja u shfaq i kënaqur nga puna që skuadra ka bërë këto ditë dhe atmosferën e përkushtimin në stërvitje.

“Objektivi është të fitojmë, mundësisht grupin. Tani të shohim gjendjen fizike se lojtarët tanë nuk e kanë nisur ende kampionatin ndërsa Bjellorusia është në mes të aktivitetit. Gjatë javës i kam parë mirë. Nuk di nëse do të mund të përballojmë 90 minuta, por një orë po, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.

Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.

Skuadrën bjelloruse e njoh, e kam studiuar. Më pëlqen Marinoviç, Dragun, ka të rinj. Ka disa vlera të mira, nuk do të jetë e lehtë për ne të triumfojmë, por do të bëjmë maksimumin. Nuk do të bëj eskperimente, do të luajnë lojtarët që kanë luajtur zakonisht dhe kam besim te garda e vjetër. 

Hysaj në treshen e mbrojtjes? Hysaj vrapon shumë dhe duhet në krahun e djathtë. Ka luajtur te Napoli edhe në të majtë dhe ka shënuar gol që nuk është detyra e tij. Në mbrojtjen me 3 është më i lirë. 

Dyshja sulmuese? Kam konsideratë për Cikalleshin si dhe për Sadikun që ka një raport të mirë me golin. Është gjithashtu Manaj si dhe Balaj që ka shënuar 3 gola disa ditë më parë. Nuk kam probleme në sulm, por në mbrojtje.

Biseda me Presidentin Duka? Me Presidentin folëm për situatën e pazakontë që po kalojmë. Shqetësohem se kemi vetëm tre zëvëndësime në dispozicion, jo pesë sic ka ndodhur në nivel klubesh”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN