Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se diskutimi i imunitetit ndaj SARS-CoV-2 është bazuar deri tani ekskluzivisht vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.
Duke iu referuar faktit që u kuptua që në fillim se të gjithë personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa fillojnë dhe bien, mjeku thotë se kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panik publik/mediatik të kuptueshëm, “duke sjellë në vëmendje ato pak reinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutim serioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit”.
Sipas tij, “imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit. SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë!”.
Postimi i plote i Ilir Alimehmetit
❗️ “Shkruaj çka nuk duhet harruar.”
Cit.: Isabel Allende
?? SARS-CoV-2: Virus i ri!
?? Imuniteti qelizor: Sistem i vjetër, gati për çdo virus të ri!
Miqtë e mi, në frenezinë e shkaktuar nga COVID-19, shumë prej informacioneve të njohura prej kohësh u harruan ose u vunë në plan të dytë!
Ky është fati i zakonshëm i informacioneve më të vështira për t’u shpjeguar dhe kuptuar nga popullata e gjerë.
Për kohë të gjatë diskutimi i imunitetit ndaj SARS-CoV-2 është bazuar ekskluzivisht vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.
?? Që në fillim u kuptua qartë që të gjitha personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa normalisht fillojnë dhe bien, duke u bërë edhe të pamatshëm pas një kohe mjaftueshëm të gjatë.
? Kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panik publik/mediatik të kuptueshëm, duke sjellë në vëmendje ato pak reinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutim serioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit.
? Duke pasur vetëm këto informacione në dorë, patjetër e vërteta është e mbuluar dhe e ardhmja u duket më e zymtë ndaj shumë personave të padokumentuar apo jashtë profesioneve shëndetësore.
?? Miq, sistemi imunitar i njeriut ka evoluar në qindra miliona vite dhe është shumë më i ndërlikuar se thjeshtimi antitrupa pozitivë apo antitrupa negativë.
?? Në fakt është lënë pothuajse krejtësisht në hije efekti i përgjigjes imunitare qelizore.
? Për mënyrën si vepron MHC dhe përgjigja qelizore ndaj viruseve do të rikthehem në postime të tjera, por për të interesuarit këshilloj librin:
“Immunobiology: The Immune System in Health and Disease. 5th edition.” Janeway CA Jr, Travers P, Walport M, et al. New York: Garland Science; 2001.
Poligjeniciteti dhe polimorfizmin gjenik e bën shumë më të vështirë edhe testimin e këtyre limfociteve në popullatë dhe, si rrjedhojë, ka sjellë harresën e rolit të tyre në COVID-19, por matja e imunitetit të ofruar prej përgjigjes qelizore është i mundur, madje ky lloj imuniteti mund të jetë edhe paraekzistues, edhe pse virusi është i ri.
❗️ Së pari, le të kujtojmë qëndrimet zyrtare të pandemisë së H1N1 të vitit 2009:
? 2005: OBSH-ja deklaron se shumica e njerëzve nuk do të ketë fare imunitet ndaj një virusi pandemik.
? World Health Organization. Ten things you need to know about pandemic influenza. 2005. http://web.archive.org/…/influenza/pandemic10things/en.)
✅ 2009: OBSH-ja pranon se “cënueshmëria e popullatës nga një virus pandemik është PJESËRISHT I LIDHUR ME NIVELIN E IMUNITETIT PARAEKZISTUES NDAJ VIRUSIT”
? Considerations for assessing the severity of an influenza pandemic. Weekly Epidemiological Record 2009;84(22):197-202. https://www.who.int/wer/2009/wer8422.pdf
❗️ ? ❗️ 2020: TË GJITHË E HARRUAM ÇFARË U THA NË VITIN 2009
❗️ Së dyti, çfarë thotë evidenca?
?? Në SHBA:
?? U studian mostrat e gjakut të marrë në vitet 2015-2018 dhe u gjet se 50% e personave shfaqin forma të ndryshme reaktiviteti të limfociteve T kundër SARS-CoV-2.
? Grifoni A, et al. Cell2020;181:1489-1501.e15. .pmid:32473127
Sette A, Crotty S. Nat Rev Immunol2020;20:457-8.
?? Në Hollandë:
?? U krye një studim i ngjashëm që raportoi reaktivitet të limfociteve T në 20% të personave të paekspozuar ndaj virusit.
? Weiskopf D, et al. MedRxiv 2020. doi:10.1101/2020.04.11.20062349.
?? Në Gjermani:
?? Limfocitet T reaktive u zbuluan në 23 ndër 68 (34%) donatorë të shëndetshëm seronegativë ndaj SARS-CoV-2.
? Braun J, et al. MedRxiv 2020. https://www.medrxiv.org/con…/10.1101/2020.04.17.20061440v1
?? Në Singapor:
?? U studiuan mostra gjaku përpara Korrikut 2019, dhe u gjetën limfocite T reaktive në 12 mostra ndër 26 (46.2%).
?? Në të njëjtin publikim vërehet se ndër personat seronegativë ndaj SARS-CoV-2, 7 ndër 11 (63.6%) shfaqën reaktivitet të limfociteve T ndaj koronavirusit të ri.
?Le Bert N, et al. Nature2020;584:457-62.
?? Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe në Angli ?? dhe Suedi ??.
? Ng K, Faulkner N, et al. BioRxiv. 2020. doi:10.1101/2020.05.14.095414.
? Sekine T, et al. Biorxiv 2020 https://www.biorxiv.org/…/2020.06.29.174888v1.abstract.
? Meckiff BJ, et al. bioRxiv2020:2020.06.12.148916. doi:10.1101/2020.06.12.148916. pmid:32587963
✅ Si përfundim paraprak, imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit.
SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë!