MENU
klinika

Kancelarja Merkel telefonon Presidentin turk

Erdogan i prerë: E papranueshme që disa vende të mbështesin sjelljen egoiste të Greqisë…

03.09.2020 - 18:52

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka telefonuar këtë pasdite Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Ky komunikim telefonik pritej për shumë ditësh, por u realizua rreth 24 orë pasi Sekretari i SHBA, Mike Pompeo kërkoi qetësimin e situatës dhe fillimin e një dialogu midis Greqisë dhe Turqisë.

Sipas medieve të huaja, Presidenti turk i prerë në telefonatë është shprehur se:

“Ne jemi për një shpërndarje të drejtë në mënyrë që të gjithë shtetet bregdetare të mund të fitojnë. Por Greqia, grekët qipriotë dhe vendet që e mbështesin atë, përshkallëzojnë tensionin dhe nuk promovojnë një zgjidhje të përbashkët.

Është e papranueshme për disa vende të mbështesin sjelljen “egoiste” dhe “të padrejtë” të Greqisë.

Turqia gjithmonë dhe kudo do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në çdo rast dhe veprim që nuk do të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Turqia mirëpret kontributin dhe përpjekjet e Angela Merkel dhe Gjermanisë për një zgjidhje”, tha Tajip Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konfirmohet që rivali i presidentit është helmuar

“Kupa u mbush!”/ Merkel, e zemëruar me Putinin!