Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar një falje të rrallë homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç për postimin e një zyrtari të lartë rus në Facebook i cili zemëroi z. Vuçiç.
Vuçiç foli në një televizion serb rreth çështjes dhe Kremlini e konfirmoi atë.
Vetë zonja Zakharova kërkoi falje.
Skenografia provokuese e këmbëve të kryqëzuara erdhi nga filmi “Basic Instinct”, në një skenë ku personazhi i Sharon Stone ekspozon veten shkurtimisht.
Postimi i zonjës Zakharova tha se Z. Vucic dukej sikur po merrej në pyetje nga Presidenti Trump.
“Nëse jeni të ftuar në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia juaj qëndron sikur po merreni në pyetje, duhet të uleni si në figurën numër 2. Kushdo që të jeni. Thjesht besomëni mua,” shkroi zonja Zakharova.
Të dielën ajo azhurnoi postimin me një ndjesë, duke thënë se komentet e saj ishin keqkuptuar. Ajo tha se po vinte në shënjestër “arrogancën” amerikane, jo udhëheqësin serb.
Të enjten Z. Vuçiç i tha TV Serb: “Presidenti Putin kurrë nuk më ka kërkuar falje për asgjë dhe as [Ministri i Jashtëm rus] Sergei Lavrov. Por të dy e bënë së fundmi”.
- Vuçiq tha se ai kishte folur me Putinin me telefon dhe ai shtoi: “Unë mendoj se kemi marrëdhënie të mira dhe për mua ky ishte një incident kalimtar, i parëndësishëm”.