MENU
klinika

Formula 1

Ferrari katastrofë edhe në Monza, largohet Williams

04.09.2020 - 13:20

Provat e lira të Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, garë që do të zhvillohet ditën e diel në Monza, kanë qenë katastrofike për Ferrarin. Asnjë nga dy pilotët e tij nuk arriti të hyjë në “top-10”.

Charles Leclerc u klasifikua në vendin e 11-të, ndërsa Sebastian Vettel u rendit në vendin e 19-të, i parafundit. Pas tij u rendit vetëm Nicholas Lati me Ëilliams. Koha e Vettel ishte 2.2 sekonda më e avashtë se ajo e Valtteri Bottas, që me Mercedes dominoi provat e lira.

Finlandezi dha kohën 1’20”703, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. Ndërsa i treti u rendit Max Verstappen me Red Bull, por me 8 të dhjetat më i avashtë. Pra, edhe në Monza do të shohim një dominim të Mercedes, ndërsa Ferrari zhytet edhe më shumë në krizë.

Gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 do të jetë e fundit për familjen Williams. Pak ditë pasi zyrtarizuan shitjen 100% të kuotave të tyre te shoqëria amerikane Dorilton Capital, familja Williams mori vendimin për t’u larguar përgjithnjë nga ky sport.

Një lamtumirë që vjen pas 43 vitesh në këtë sport, ku marka Williams ka marrë pjesë në 739 gara. Fillimisht ka qenë Sir Frank Williams e më pas vajza e tij Claire ata që kanë drejtuar skuadrën britanike. Gara e parë daton më 8 maj 1977, në pistën spanjolle të Jarama.

Frank dhe Claire Williams Makina Williams ka patur mjaft momente të suksesshme në Formula 1, duke tuar 114 gara, arriti 128 “pole position” dhe 133 xhiro të shpejta në histori. Gjithashtu, marka Williams ka fituar 9 tituj kampionë për konstruktorë dhe 7 për pilotë. Ajo është marka e tretë më jetëgjatë në historinë e Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN