Ferrari po përjeton sezonin më të keq të historisë, duke u parakaluar lehtë edhe nga makina të dorës së dytë. Në garën e fundit, Charles Leclerc ishte protagonist i një aksidenti të fortë në garën e Monza, ku makina Ferrari doli jashtë piste.
Piloti i kokëkuqes u përplas me një shpejtësi 200km/orë. Për fat, asnjë pasojë për pilotin, që sqaron: “Ndoshta kërkova më shumë nga makina, por di që u përpoqa të jap maksimumin në pistë”.
“Makina ishte e vështirë për t’u pilotuar, por edhe unë bëra një gabim. Kaluam dy fundjava të vështira, në Spa dhe Monza, që duhen harruar sa më shpejt. Ky është një moment i keq për Ferrarin, por duhet punuar dhe rikuperuar sa më shpejt. Kam 3-4 ditë për t’u rikuperuar fizikisht për garën e radhës”, tha Leclerc.
A huge impact for last year’s Monza winner on Sunday
Though his race was over, Charles Leclerc was okay after this crash coming out of Parabolica#ItalianGP ?? #F1 pic.twitter.com/gwZbEQfVdT
— Formula 1 (@F1) September 6, 2020
Pas 8 garave të para, Ferrari ndodhet në vendin e gjashtë për konstruktorë, me 61 pikë, më keq se kurrë. Që nga 1950, Ferrari nuk ishte renditur kaq keq. Të shohim cdo të ndodhë në garën e radhës në Mugello të Italisë, një tjetër garë shtëpie për Ferrarin.