MENU
klinika

Deputeti Fidel Ylli dhe Ministrja Anila Denaj

“FSHF të dalë hapur, jo presion Qeverisë”

15.09.2020 - 12:57

Ditën e djeshme deputeti Fidel Ylli, së bashku me Ministren e Financave, Anila Denaj, pritën në takim përfaqësues të Ligës, por këta të fundit vendosën të mos paraqiten, duke kërkuar të flasin vetëm me kryeminstrin Edi Rama, që sipas tyre është i vetmi, që mund të vendosë mbi këtë çështje.

Ditën e sotme ka ardhur një reagim nga ana e Yllit dhe Denajt. Kjo e fundit kërkon që futbolli të mos jetë mjet shantazhi dhe analizon kërkesat e klubeve, duke treguar qartë se ç’mund të bëjë dhe ç’nuk mund të bëjë Qeveria në lidhje me këtë çështje.

FIDEL YLLI

“Jemi ngarkuar nga kryeministri i Shqipërisë për 4 pikat e Ligës Profesioniste. Sa për dijeni, jo vetëm kryeministri, por edhe kryetari i parlamentit më kanë deleguar mua për të negociuar me këto grupe interesi. Siç e patë edhe dje, në tavolinë me mua ishin të gjithë ata që kanë një eksperiencë të madhe në këtë fushë.

Pritëm Ligën Profesioniste të vinte. Sa për dijeni kam një shkresë që i dërgohet kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit. Ndër të tjera thuhej se janë gati për t’u takuar. Unë i ftova dhe në moment Edvin Libohova më tha: “Jam shumë i lumtur që do të takohemi”.

Ne bëjmë gati vendin e takimit. Më sugjeruan “Air Albania”, por në fund vendosëm që ta bëjmë takimin te Ministria e Financave. Unë dua të bëj një pyetje: Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka iniciuar.

Të gjitha kërkesat ne i kemi analizuar. Por, s’është normale kjo që t’i bësh presion Qeverisë. I bëj thirrje Koço Kokëdhimës që është miku im, që ka bërë një klub model, që sporti në 30 vjet është informal. Duhet të ndjekin të gjithë klubet modelin e Koços. Futbolli prej 30 vitesh është informal.

Nuk është normal, që qytetarët të shkojnë në bashki dhe të japin taksa një miliardë për një klub të Kategorisë së Dytë. Ne do bëjmë një reformë për sportin. Nuk e ka kërkuar federata, ata kanë kërkuar ligjin për dhunën. Zgjidhja nuk behet nëpër studio, por në tavolinë, të mblidhemi dhe të flasim për ato.

Ne sportin e kemi kulturë, e kemi cilësi për të larguar të rinjtë nga droga. Nuk mund të kërkojë sporti lëmosha. Ne kemi bërë investime në sport, sa nuk janë bërë për 100 vite. Kërkesat janë të drejta, i kemi analizuar të gjitha. Ne u goditëm nga pandemia, dhe megjithatë prapë pamë për sportin.

Për ligjin e sponsporizimit do të ulemi të flasim, pasi as unë nuk jam i kënaqur me këtë që është tani. Pa dashur të ofendoj njeri, njerëzit e sportit nuk lexojnë shumë. Ligji i sportit ka kaluar në kuvend me 90 vota, e ka mbështetur edhe federata. Ky ligj është kushtetuta e sportit. Për këtë duhet të flasim, nëse është ligj europian apo jo.

Çfarë janë probleme shtesë për sponsorizimin, duhet të hiqen. Janë bërë fusha, që i ka investuar nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi thënë se të gjitha materialet do futen pa takse dhe pa doganë, për ndihmuar sportin. I bëmë zyrat FSHF, pasi kemi si prioritet sportin.

E ndryshuam ligjin tani sepse është mbledhur një grup pune, për Shqipërinë në Europë. Një ndeshje nuk e ruan një polici private, por e siguron shteti. Ndeshjet e futbolli duhet t’i bëjmë që të vijnë gra dhe fëmijë. Duhet të identifikohen të gjithë njerëzit problematikë. Ky është bashkëpunimi që ne duhet të bëjmë me FSHF-në.

I kërkova Tares të më shpjegojë dhe më tha, që nuk ka asnjë lidhje bashkia e Romës me Lazion. ‘Është kthyer në një biznes privat’. Bashkia normale që do investojë në sport, në fusha apo gjëra të tjera, por jo te lojtarët si në kohët e Enver Hoxhës”, – u shpreh Fidel Ylli.

ANILA DENAJ

Ministrja Financave ritheksoi vullneti i qeverisë për të zgjidhur këtë çështje por nuk dëshiron që sporti të përdoret si një mjet shantazhi ndaj Qeverisë:

“Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye. E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë. Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet.

Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme.

Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lek, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm. Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë. Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën.

Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë. Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave.

Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liga kërkon takim me Kryeministrin

Jo vetëm bojkot, klubet protesta në bulevard

Kryeministri i përgjigjet bojkotit të futbollit

“Futbollistët si skllevër, si punëtorë fasonesh”