MENU
klinika

Arsyet e largimit

Futbollistët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës

13.09.2020 - 19:44

Superliga e Kosovës vitet e fundit është kthyer në një destinacion shumë të pëlqyer për lojtarët e Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Korrektesa financiare dhe qetësia që ofrojnë klubet e Kosovës, duket se i kanë joshur yjet e Superiores të zbarkojnë në Dardani.

Plot 12 lojtarë këtë verë deri tani kanë lënë Shqipërinë dhe kanë zbarkuar në Kosovë. Nëse këtij numri i shtojmë edhe Lilajn e Micin, të cilët kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Superiore, mund të themi se ky numër shkon në 14.

Një “bastisje” masive e klubeve dardane ndaj atyre shqiptare, me Gjilanin, Prishtinën e Ballkanin, që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e lojtarëve më të kërkuar të skuadrave të Superiores.

Pyetja që lind në këto raste është: Pse futbollistët e Shqipërisë lënë vendin e tyre dhe luajnë në Kosovë? Po të vëmë re, janë kryesisht futbollistë me eksperiencë, që kërkojnë qetësinë financiare. E dyta, duke luajtur në Kosovë, e kanë vendin si titullar.

Afërsia me Shqipërinë bën që të binden shpejt, plus ambicia që kanë disa klube të reja në Kosovë. Ka edhe futbollistë në perëndim, në fundin e karrierës, që nuk mund të luajnë në elitën e Superiores, ndaj zgjedhin të luajnë më mirë në Kosovë.

FUTBOLLISTËT E SHQIPËRISË NË KOSOVË

Gjilani: Enea Koliçi (Skënderbeu), Arbër Çyrbja (Teuta), Besar Musolli (Kukësi)

Llapi: Eglentin Gjoni (Laçi), Arlis Shala (Luftëtari), Ardit Peposhi (Bylis).

Prishtina: Sabien Lilaj (Nez Tziona), Gledi Mici (Shkëndija Tetovë)

Ballkani: Bajram Jashanica (Skënderbeu), Nazmi Gripshi (Skënderbeu)

Feronikeli: Ilir Avdyli (Kukësi), Bedri Greca (Laçi)

Drenica: Valdo Zeqaj (Flamurtari)

Trepça ’89: Kreshnik Nebihi (Flamurtari)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi kuqezi në qendër të merkatos

Për Kumbullën futet në “lojë” edhe Mourinho