Futbollistët e sotëm tundohen shpejt nga ofertat financiare ose kur drejt tyre vjen ndonjë ofertë nga klube prestigjoze. E natyrshme në futbollin modern, kur përvec performancës, vlen edhe fama me anën financiare.
Megjithatë, ka ende futbollistë në qarkullim që u qëndrojnë besnikë klubeve të tyre. Dy më të famshmit sot janë Harry Kane i Tottenham dhe Jamie Vardy i Leicester, të dy futbollistë të kombëtares angleze.
Ky i fundit madje u shpall shënuesi më i mirë në Premier League sezonin e fundit me 23 gola. Të dy futbollistët, pavarësisht ofertave që kanë marrë vitet e fundit, nuk kanë preferuar të largohen dhe janë kthyer në idhuj për tifozët e skuadrave respektive.
Për të qëndruar në Angli, legjenda Steven Gerrard nuk e ndërroi asnjëherë ekipin e tij, një karrierë dedikuar Liverpool, ku pati fatin të ngrinte trofeun e Champions League më 2006. Po ashtu, Alan Shearer qëndroi te Neëcastle pa u tunduar nga “big”-ët e Premier League.
Në vitet e fundit gjithashtu pati disa lojtarë që u kthyen në ikona për klubet e tyre, si Di Natale tek Udinese, David Luiz te Chelsea apo Marek Hamsik te Napoli. Po flasim kryesisht për skuadrat e njohura europiane në shekullin e ri, pasi më parë ka plot raste.
Flamurin e mban Francesco Totti, një karrierë dedikuar Romës. Nuk e tradhëtoi asnjëherë, pavarësisht se Real Madrid, Juventus dhe Manchester United tentuan ndër vite për ta bërë të vetin. Ai fitoi vetëm një titull me Romën, por fitoi gjithë zemrat e tifozëve verdhekuq dhe mbetet më i miri i të gjitha kohërave te Roma.