Ndodh të gabosh nga fare pranë portës. Megjithatë, episode të ngjashme nuk vijnë vetëm nga një ndeshje e nivelit miqësor apo futbollit amator. Ja që ndodh edhe në liga serioze dhe më konkretisht në elitën e futbollit belg.
Protagonist është bërë sulmuesi i talentuar i Mechelen, 17-vjeçari Aster Vranckx, i cili ka prodhuar një nga skenat më të çuditshme dhe tepër qesharake të futbollit botëror. Krosimi pa shumë pretendime u grushtua disi nga portieri, që nuk e largoi ashtu siç duhet.
Goditja parabël e lojtarit të Mechelen gjeti traversën, me topin që shkoi në këmbët e Vranckx. Kur pritej që gjithçka të mbyllej me gol, ndodhi edhe ajo që nuk pritej. Pak centimetra larg portën dhe kur duhej fare pak energji për ta shtyrë drejt rrjetës, 17-vjeçari u kaplua nga emocionet për të shpërdoruar gjithçka.
This miss by Aster Vranckx for Mechelen is all kinds of incredible pic.twitter.com/Fc8wsYAs3D
— James Dart (@James_Dart) September 12, 2020
Ngatërresa me këmbët e tij bëri që topi të mos shkonte në rrjetë, ndërkohë që një mbrojtës nga fare pranë largoi rrezikun. Episod që i kushtoi shtrenjtë ekipit të Mechelen, që në limitet e kohës shtesë pësoi golin e humbjes, ndërkohë Vranckx u bë hit në rrjetet sociale.