MENU
klinika

Të habitur nga rezultatet

Gara e gjatë dhe me shumë sportistë pa Covid-19

15.09.2020 - 16:53

Në të gjitha kompeticionet e sportit pas rifillimit ka pasur raste pozitive me Covid-19, duke përfshirë të gjitha shtetet dhe të gjitha sportet. Por “Tour de France” nuk ka asnjë rast të ifektuar, edhe pse garohet prej më shumë se dy javësh.

Në përfundim të etapës së 15-të të Turit të Francës është bërë një tjetër testim i përgjithshëm i çiklistëve. Në total, janë testuar 785 persona (çiklistë dhe staf drejtues) dhe nuk ka dalë asnjë pozitiv me Covid-19.

Stafi mjekësor që shoqëron Turin, në bashkëpunim me kompaninë Unilab, ka konfirmuar se situata është normale dhe asnjë çiklist nuk ka dalë pozitiv. Lajmin e konfirmoi e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Për pasojë, të gjithë çiklistët ende në garë vijojnë betejën për fitimin e turneut më të rëndësishëm të biçikletës në botë. Turi i Francës 2020 do të përfundojë më 20 shtator (ditën e diel) në Paris.

Për momentin kryeson slloveni Primoz Roglic me 65 orë, 37 minuta dhe 7 sekonda. Në vend të dytë sërish një slloven, Tadej Pogacar, me 40 sekonda më shumë, ndërsa në vend të tretë dhe të katërt janë dy kolumbianë, Rigoberto Uran dhe Miguel Angel Lopez, përkatësisht me 1 minutë e 34 dhe 1 minutë e 45 sekonda më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN