MENU
klinika

“Arsyet nuk m’i tha njeri”

Gazetares Juli Xhokaxhi i mbyllin emisionin!

07.09.2020 - 11:11

Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi thuhet se është larguar papritur nga ekrani i televizionit “Abc News”, pasi i kanë mbyllur emisionin e saj politik.

Lajmin e ka dhënë vetë Juli nëpërmjet një postimi në Facebook,  ku shkruan se emisioni i saj “Byro Politike”, nuk do të transmetohet më në këtë ekran.

Ajo shkruan më tej se nuk i di arsyet e këtij vendimi, pasi nuk ia ka komunikuar njeri, por nuk sqaron nëse bëhet fjalë për largim nga televizioni apo thjesht për mos transmetimin e emisionit.

“Ah se harrova. “Byro Politike” nuk ka më. Një hall me pak. Arsyet nuk i di…se nuk mi tha njeri”, shkruan Xhokaxhi.

Kjo lëvizje në ekranin e Abc News ka qenë e papritur, dhe në vijëmësi të ndryshimeve të mëdha që po bëhen në këtë telelvizion.

Dje u raportua se pjesë e këtij ekrani do të jetë edhe gazetari Baton Haxhiu. Ky i fundit do të bëjë një emision politik, që do të transmetohet çdo të enjte në orën 21:00, duke konkurruar ballë për ballë me mikun e tij Blendi Fevziu.

Kjo besohet të jetë edhe arsyeja e mbylljes së “Byrosë Politike”, sipas komenteve të miqve të gazetares, si ai i Jul Dedës që i shkruan në Facebook: “Pyet Batonin”!