MENU
klinika

Shkëlqeu në Festivalin e Filmit në Venecia

Georgina zgjedh sërish stilisten shqiptare!

04.09.2020 - 09:30

Georgina Rodriguez shkëlqeu me dy paraqitje të ndryshme në festivalin e Filmit në Venecia.

Bukuroshja e Ronaldos, kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës, duke zgjedhur një emër të njohur të modës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të Georgina-s në festival.

Fustani ishte i gjithi i punuar me temina në ngjyrë të zezë dhe me një bust fantastik që i nxirrte në pah dekoltenë bukuroshes brune.

“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe, Dashuri @georginagio # venecefilmfestivali2020 #LS veshje”, shkruan stilistja.

Kjo nuk është hera e parë që Georgina zgjedh stilisten shqiptare pasi edhe në Sanremo ajo veshi dy krijime fantastike të sajat.

Georgina zgjodhi që Lia ta vishte edhe në një event në Shanghai, ku shkëlqeu me veshjen e saj.