MENU
klinika

Dosja “Tahiri”

Gjykata e Lartë regjistron rekursin, ish-ministri kërkon të prishet vendimi i Apelit

29.09.2020 - 10:50

Gjykata e Lartë regjistron dosjen ne ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Jaeld Cela.

Mësohet se në këtë gjykatë Tahiri ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë.

Tahiri dhe Çela i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre. Relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jeyë gjyqtari Ilir Panda.

Dosja Tahiri sapo është regjistruar në Gjykatën e Lartë