MENU
klinika

“Nuk respektoj marrëveshjen Kosovë-Serbi”

Grenell: Një gjë është e sigurt! Mund ta llogarisni Kurtin kundër SHBA-ve!

08.09.2020 - 20:17

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i është përgjigjur kreut të Lëevizjes Vetëvendosje, pas deklaratës që ky i fundit bëri ku thoshte se nuk do ta respektonte marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë, në momentin që do kthehej në detyrë.

Përmes një shënimi në Twitter, Grenell thotë se Albin Kurti mund të llogaritet gjithmonë kundër Shteteve të Bashkuara, për shkak të qëndrimeve të tij.

Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund ta llogarisni Albin Kurtin kundër Shteteve të Bashkuara.

Ai ishte kundër ideve të Obamës, ishte po ashtu kundër edhe ideve të Bush-it.

Simbolika nuk paguan qiranë; puna po”, thotë Grenell.

grenell